Dramë në Bolonja/ Strakosha dhe i vëllai i Pipo Inzagit të “pamëshirshëm” 

Dramë në Bolonja/ Strakosha dhe i vëllai i Pipo Inzagit të “pamëshirshëm” 
Bolonja humbi me Lazio, 0-2 në shtëpi, dhe kjo humbje do të thotë se e ardhmja e trajnerit Pippo Inzaghi ka marrë “udhën”.

Pritet shkarkimi i trajnerit, në një ndeshje ku portieri Thomas Strakosha tregoi edhe një herë formën e tij të shkëlqyer.

Lazio me këtë fitore u ngjit në vend të katërt me 31 pikë.

Interesat është fakti se Lazio drejtohet nga Simeone Inzaghi, vëllai i Pippo-s,  dhe humbja e pësuar prej tij i kushtoi stolin.

Bolonja ndodhet në zonën e ftohtë pas humbjes, me 13 pikë, duke lënë pas në dy vendet e fundit: Frosinonen me 10 pikë dhe Kievon me pesë pikë.

Kievo humbi 2-0 me Sampdorian, në një nga ndeshjet e tjera, ndërsa Kaljari fitoi 2-0 me Xhenoan. Surpizë ishte fitorja 1-0 e Parmës në Firence ndaj Fiorentinës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: