DITA E TRETË/ Protesta e studentëve zgjerohet, paralajmërohet “rebelimi” edhe në Durrës e Korçë

DITA E TRETË/ Protesta e studentëve zgjerohet, paralajmërohet “rebelimi” edhe në Durrës e Korçë
Protesta e studentëve kundër tarifave të shkollimit pritet të zgjerohet sot.

Në ditën e tretë të “rebelimit”, pritet që protestës t’i bashkohen edhe studentët e Durrësit dhe Korçës.

Një njoftim i studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shpërndarë në rrjetet sociale, ku paralajmërohet protestë në orën 11.00 në kampusin universitar në Spitallë.

Përveç kërkesave për përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e përsëritura apo të mbartura, studentët kërkojnë edhe përmirësimin e infrastrukturës në universitet dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Të njëjtat kërkesa kanë paraqitur edhe studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë.

Ndërkohë, në Tiranë, studentët e universiteteve publike kanë lënë që një ditë më parë oraret e takimit për të rifilluar protestën.

Ata kanë lënë të mblidhen nga ora 08.30-09.00 në fakultetet përkatëse, ndërsa në orën 09.30 është fiksuar nisja e njëkohshme e tyre nga oborret e fakulteteve.

Marshimi i studentëve do të kulmojë rreth orës 10.00, kur pritet të mbërrijnë nga të gjitha fakultetet përpara Ministrisë së Arsimit, sikurse bënë një ditë më parë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: