Dimri “i bardhë” i modës

Dimri “i bardhë” i modës
Freski, purifikim, dëlirësi. E bardha mbretëron sovrane në modën e këtij dimri, si për veshjet e ditës, edhe për ato të darkës, si në sport, në shëtitje, ashtu edhe në televizion. Një ngjyrë që perceptohet si ekscentrike.

Në kinë ngjyra e bardhë simbolizon zinë, dhimbjen. Ashtu edhe në Indi. Por në botën perëndimore e bardha është simbol i pafajësisë, dëlirësisë, gëzimit. Përveç kësaj, kur vishet me të bardha, femra ndihet dhe duket menjëherë mirë fizikisht dhe nga ana shpirtërore. Gjithashtu konsiderohet edhe një ngjyrë e përshtatshme për takimet zyrtare. Duhet ta dini, e bardha i përmban të gjitha ngjyrat, është në të njëjtën kohë, akromatike, ka një dritë në nivel të lartë por pa pasur ngjyrime. Por stilistët në botë rekomandojnë shumë kujdes, të veshësh të bardhën, në një look komplet nuk është kaq e lehtë dhe e përshtatshme për të gjitha femrat dhe meshkujt. Nëse nuk kihet kujdes që të ketë balancë me prerjet, format e veshjeve dhe aksesorët, qëndron rreziku që të biesh në një “shije të rëndomtë”. Pra është thelbësore që të ndiqen forma të rregullta, klasike, pa dekorime, pa stampa e lule të mëdha, pa ndriçim të tepërt. E bardha është e thjeshtë në vetvete, ndaj duhen zgjedhur me kujdes pëlhurat e duhura, kjo është me detyrim. Të përziesh dy tonalitete të së bardhës nuk është gabim, përkundrazi, jep dinamikë. Po për në mbrëmje? Dikur kjo shije të drejtonte menjëherë nga reperët amerikanë por sot është sinonim i tendencës përparimtare.

Pas një vere ku e bardha ishte shumë prezente, me detaje lulesh, edhe dimri, edhe për personazhet e ekranit dhe modës shqiptare, ngjyra e bardhë mbretëron përsëri. Jemi në prag festash e ndaj ajo është edhe më prezente. Përmes kësaj galerie me foto, ndiqni edhe ju tendencat e fundit të përqafuara nga femrat e hijshme shqiptare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: