Dieta e këshilluar përpara Vitit të Ri

Dieta e këshilluar përpara Vitit të Ri
Disa sugjerime për një drekë sa më të shëndetshme:

1 pjatë supë e thjeshtë me perime, semite e zezë me rrush ose mollë, semite e shoqëruar me ½ kanace ton peshku, speca të copëtuara, majonezë me pak kalori dhe një përzierje me sallata të ndryshme jeshile.

Çdo sandviç ose semite me më pak se 400 kalori. Një porcion frute të çfarëdoshme; pite e mbushur me perime, kos, patate të ziera me pak piper të kuq; pa gjalpë; të shoqëruara me gjizë.

2 biskota të shoqëruara me çaj.

 

Disa sugjerime për një darkë sa më të shëndetshme:

-Pulë e pjekur në zgarë me bizele, salcë pikante domateje dhe një sallatë avokadoje.

-Ton peshku i marinuar me sardele dhe 1 sallatë jeshile me 2 kokrra vezë të ziera.

-Pulë e pjekur me perime të përziera dhe të skuqura.

-Salmon i zier me salc kosi, brokoli i zier, i vendosur në një letër alumini me limon dhe perime mesdhetare të pjekura mire në furrë.

 

Vaktet e ndërmjetme:

-1 grusht me arra ose 1 banane e vogël, 1 krep me gjalp kikiriku dhe 1 gotë çaj pa sheqer.

-Biskota me kos frutash + 1 mollë, mandarinë, banane ose karrotë.

 

Rregullat e mia:

1. Vendosi vetes një orar

Ne të gjithëve na duhen karbohidrate në dietën tonë të përditshme, por duke i shmangur ato pas orës 6 pasdite, ju do të digjni me pak kalori gjatë natës – koha që ne jemi më paka aktiv.

 

  1. Planifiko përparaUshqimet mund ti blini gjithmonë në fillim të javës për gjithë ditët në vazhdim. Kështu ju nuk do të keni asnjëherë frigoriferin bosh, gjë që do ju ndaloj të dilni nga shtëpia për të vrapuar nëpër fast food.

 

  1. Larg ushqimeve të mbeturaFilloni duke përgjysmuar numrin e biskotave, ëmbëlsirave, patatinave dhe pijeve me sheqer që ju konsumoni. Kjo do ju zvogëlojë konsumimin e kalorive pa e vënë re.Tregohuni të kujdesshëm në zgjedhjen e ushqimeve në restorante. Në këtë periudhë të vitit ne jemi të predispozuar për te ngrënë jashtë. Është e rëndësishme që duhet të hamë gjithmonë porcione të vogla. Hani deri sa të ngopeni, por pa mbaruar çdo gjë që keni në pjatë. Nuk është e thënë që gjithmonë duhet të marrim 3 pjata të mbushura me ushqime, por duhet të synojmë për një pjatë më të vogël dhe 1 sallatë ose perime. Shmangni ëmbëlsirat me shumë sheqer.

 

  1. Synoni për fuqitë e proteinaveHani më shumë peshk, pulë, vezë, arra dhe fasule. Proteinat gjithmonë ju japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Marrja e sadopak proteinave në çdo vakt, do ju ndihmojnë ndalimin e dëshirës suaj të madhe për të ngrënë.

 

  1. Mendoni para se të piniAlkooli është shkatërrimi i një diete, sidomos në sezonin festiv. Nuk është e nevojshme ta ndërprisni plotësisht pijen- kjo është diçka e vështirë kur afrohen festat. 1 ose maksimumi 2 gota të vogla me përmbajtje alkoolike për çdo natë ose 2 net, s’është ide e keqe. Mos harroni që një shishe verë përmban gati 500 kalori.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: