“Dëbimi” nga Selaniku i dyti radhazi pas Hamburgut, Mavraj rrezikon karrierën   

“Dëbimi” nga Selaniku i dyti radhazi pas Hamburgut, Mavraj rrezikon karrierën   
E njëjta situatë tek AEL Limasol edhe me ish-futbollistin kosovar të Skënderbeut, Suad Sahiti

Fundjava që shkoi rezultoi e shkëlqyer për lojtarë kuqezi si Rey Manaj, me golin e fitores te Albacete, Spanjë, apo Loret Sadiku, i cili shënoi gjithashtu në fitoren 4-1 të Kasimpasa, Turqi, kundër Beshiktash.  Por nga ana tjetër rezultoi e hidhur për disa lojtarë të tjerë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, i rikthehet sërish merkatos pak muaj pas kalimit te Aris i Selanikut. Ai është divorcuar me klubin grek para merkatos së janarit, duke e zgjidhur kontratën para kohe.

Klubi i Aris njoftoi se përveç Mavraj do të largohen edhe dy lojtarë të tjerë për faktin se paraqitjet e tyre nuk kanë qenë dinjitoze.

Sezonin e kaluar, Mavraj pas prishjes së kontratës së parakohshme me gjermanët e Hamburg largohet sërish në të njëjtën formë, duke e bërë edhe më të vështirë mundësinë në janar, që ai të gjejë një skuadër tjetër në një ligë të rëndësishme.

Por është larguar në të njëjtën formë edhe mesfushori nga Kosova, Suad Sahiti, i cili ishte pjesë e Skënderbeut deri në verën e kaluar.

Ai firmosi në kampionatin grek me ekipin e AEL Larisa, për të ndërprerë kontratën para merkatos së janarit.

Në formë huazimi mund të përfundojnë në janar lojtarë të tjerë kuqezi, si Eros Grezda i Rangers, apo Armando Sadiku i Levante, për arsye të ndryshme.

Grezda pas kalimit në Skoci, ka nisur që të aktivizohet nga trajneri Stiven Gerrard në ndeshjet e javëve të fundit, por ka kontradikta mbi paraqitjet e tij, herë pozitive dhe herë negative, ku edhe ka marrë kritika.

Aktivizimi i mesfushorit kuqezi besohet se po i shërben trajnerit si test i fundit që ai të bindet për ta mbajtur pas janarit, apo në të kundërt, që të propozojë huazimin e tij.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: