Cristiano Ronaldo, rekord fitimesh në vitin 2019

Cristiano Ronaldo, rekord fitimesh në vitin 2019
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është një nga sportistët më të paguar në botë.

Pavarësisht moshës (mbush 34 vjeç më 5 shkurt), gjatë vitit të ardhshëm pritet t’i rritë të ardhurat e tij, që vijnë kryesisht nga paga dhe kontratat nga reklamat.

Parashikohet që CR7 të kalojë shifrën e 110 milionë eurove brenda 2019-ës.

Llogaritja është bërë nga revista “Forbes”, e cila ka listuar edhe fitimin e Ronaldos nga ndjekësit në rrjetet sociale, paga dhe reklamat.

110 milionë euro parashikohet të arkëtojë në total Ronaldo gjatë vitit 2019.

78 milionë euro ishin të ardhurat në total të CR7 gjatë vitit 2018.

Renditet i 3-ti në listën e sportistëve më të paguar gjatë vitit 2018. /l.k./

Marrë nga Forbes

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: