Censusi i ri i popullatës, regjistrimi i banorëve dhe banesave fillon në vitin 2020

Censusi i ri i popullatës, regjistrimi i banorëve dhe banesave fillon në vitin 2020
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka nisur përgatitjet për regjistrimin e ri të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. I cilësuar si Census, ai do të nisë zbatimin e tij në praktikë në vitin 2020.

Një fakt i tillë u bë dje me dije nga ana e drejtuesve të Institutit të Statistikave, INSTAT, gjatë një takimi konsultativ mbi draft “Pyetësorin e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2020”, që u zhvillua dje në Tiranë, pikërisht mbi mënyrën sesi do të realizohet ky census në praktikë.

“Të gjitha pyetjet thelbësore të censusit, përveç pyetjeve mbi përkatësinë fetare dhe përkatësinë në grupe etno-kulturore do të jenë subjekt i verifikimit dhe vërtetësisë”, kanë pohuar ekspertët e INSTAT-it.

Sipas tyre, në ndryshim nga ai i vitit 2011, censusi në vitin 2020 do të realizohet me tabletë dhe të dhënat e plotësuara do të jenë online në kohë reale. Sipas bazës ligjore të propozuar nga Këshilli i Ministrave, qytetarët që nuk do të japin informacionin e kërkuar, ose do të japin informacion do të gjobiten deri në 100 mijë lekë.

Gjithashtu, në census këtë herë është parashikuar se do të regjistrohen ekonomitë familjare, individët, migracioni, banesat, arsimimi, punësimi, pakicat kombëtare, besimi fetar, si dhe numri i të huajve në vendin tonë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: