Beqja dëshmon në Prokurori për pasurinë e Emiliano Shullazit

Beqja dëshmon në Prokurori për pasurinë e Emiliano Shullazit
Përplasja e Emiliano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja është “transferuar” në Prokurorinë e Tiranës.

Edhe pse është dëshmitar i drejtësisë, Ylvi Beqja hetohet me dyshimin se ka pastruar para me transfertat e tij bankare.

Çështjet i kaluan pak ditë më parë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Biznesmeni mësohet se është paraqitur nën masa të rrepta ruajtjeje në Prokurori për t’u pyetur në lidhje me hetimin e pasurisë së Shullazit, ku ka qëndruar rreth një orë.

Ai është pyetur në lidhje me ish-hotel “Vollgën” në Durrës, 30 % të së cilës ia kaloi në pronësi Emiliano Shullazit. Sipas Beqjas, këtë e kishte bërë nën kërcënim dhe presion. Kjo pronë është nën sekuestro nga Prokuroria deri në përfundimin e hetimit të nisur.

Gjykata e Krimeve të Rënda, në datën 13 nëntor dënoi me 55 vite burg në total Emiliano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtorët e tij.

Dëshmia e Beqjat ishte një ndër provat kryesore që pati Prokuroria në këtë proces dhe që bindi gjykatën për të dënuar me 14 vite burg Shullazin, si drejtues të grupit kriminal.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: