“Becoming” i Michelle Obama më i shituri

“Becoming” i Michelle Obama më i shituri
 

Në muajin e parë të publikimit, libri “Becoming” i Michelle Obama është bërë libri më i shitur i vitit 2018.

Ajo në këtë libër diskuton gjithçka duke filluar nga presidenti Donald Trump deri te abortet e saj, si dhe dashuria për ish-presidentin Barack Obama.

 

Me një tirazh prej 1.8 milion kopjesh të shpërndara në SHBA dhe në Kanada botuesi Penguin Random House ka urdhëruar tashmë që të shtypen edhe 800.000 kopje të tjera. Kompania përgjegjëse për librin deklaroi se kishte shitur 725.000 kopje në 24 orët e para të shitjes dhe se me këtë rekord ky ishte bërë libri me shitjen më të madhe brenda ditës për vitin 2018.

“Becoming” po kalon ritmin e biografive të mëhershme nga zonjat e para. Në vitin 2003, “Living History” e Hillary Clinton shiti rreth 600,000 kopje gjatë javës së parë

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: