As “Qemal Stafa”, as “Arena Kombëtare”, Duka kërkon emër tregtar për stadiumin e ri

As “Qemal Stafa”, as “Arena Kombëtare”, Duka kërkon emër tregtar për stadiumin e ri
Pak muaj para se të mbyllen punimet dhe të inaugurohet stadiumi, presidenti Armand Duka, u shpreh si ai është ende pa emër, ndryshe nga ç’e pagëzoi kryeministri Edi Rama, kur ish-stadiumi “Qemal Stafa” nisi rikonstruksionin.

Kryeministri tha se stadiumi i ri do të ketë emrin “Arena Kuqezi”, por Duka pretendoi të kundërtën “Ai është një stadium i ri dhe ende nuk ka asnjë emër, as “Arena Kombëtare” dhe as “Qemal Stafa”. Është një objekt i ri, i një kompani në vete, me bashkëpronarë qeverinë shqiptare dhe FSHF-në, por që njëri nga bashkëpronarët nuk i ka dhënë kontributet e veta dhe duhet ta komercializojmë emrin e stadiumit,” – theksoi Duka.

“Përderisa Gjermania, një vend shumë më i zhvilluar se ne thotë "Allianz Arena" për arsyeje komerciale nuk ka pse në Tiranë të mos ketë një emër komercial,”- shtoi ai më tej.

Por ndryshimi është se stadiumet e Bajern, apo Juventus janë të klubeve respektive dhe funksionojnë ndryshe nga ai Kombëtar.

Duka pretendoi se qeveria nuk ka dhënë paratë që premtoi, por nëse ato i ka paguar një kompani private a i jepet ligjërisht e drejta kësaj kompanie që t’i vërë një emër tregtar, stadiumit tonë Kombëtar?

Shpërndajeni me miqtë tuaj: