Analiza e De Biasit: Fiorentina ka cilësi, por i mungon fati

Analiza e De Biasit: Fiorentina ka cilësi, por i mungon fati
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i ftuari special këtë fundjavë në "La Domenica Sportiva", tha se kishte në fokusin e tij Fiorentinën, e cila u mposht 1-0 nga Parma.

Në fjalën e tij, De Biasi deklaroi se Pioli dhe skuadra po bëjnë mirë, por ndaj Parmës mungoi fati.

“Cilësia është bërë nga lojtarët dhe për të shënuar gjithashtu varet nga distanca që ju goditni. Parma, megjithatë, ka qenë në gjendje të përfitojë nga hapësirat e lëna pas dhe një sulmues si Inglese nuk fal. Pioli do ta rikthejë këtë skuadër aty ku i takon, ndërsa sa i përket Pjaca, kroati po përjeton një kohë të vështirë”, përfundoi De Biasi. /l.k./

Marrë nga Raidue

Shpërndajeni me miqtë tuaj: