
Rasti më ideal i pakënaqësisë ishte ai i Milot Rashica, i cili u la jashtë finaleve të Euro 2016 dhe vendosi të bashkohej me Kosovën. Por ndërkaq në kombëtare janë bërë pjesë lojtarë që nuk kanë qenë stabël as për Kombëtaren tonë dhe as për klubet ku ata luajnë.
Nuk ka zgjatur më tepër se një muaj eksperienca e Naser Aliji në Rumani, tek skuadra e njohur rumune e Dimanos së Bukureshtit. Për shkak të një dëmtimi, që ka hasur mbrojtësi kuqezi, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin më herët. Aliji edhe më herët ka mbetur pa skuadër, ndërkohë që për shkak të problemeve fizike të kohëve të fundit klubi rumun nuk e priste riaftësimin e plot të tij.
Edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, që aktivizohej me klubin grek të AEK Athens, Astrit Ajdareviç, i cili u testua në një miqësore nga Panucci, i ka dhënë fund aventurës me këtë klub, ende pa u mbyllur sezoni dhe pa u hapur merkatoja.