Aktori Liçaj: Perse duhet ti lutemi ne kësaj qeverie kriminale?!

Aktori Liçaj: Perse duhet ti lutemi ne kësaj qeverie kriminale?!
Aktori Neritan Liçaj ka reaguar pas protestës së Studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku kërkohej ulja e tarifave në universitetet Publike.

Në një postim në rrjetin social Liçaj shkruan: “Perse duhet ti lutemi ne kësaj qeverie kriminale?!

Perse duhet qe ne ti lutemi mos prish Teatri.. Anullo vendimet e korrupsionit dhe vjedhjeve te paprecedenta te parave publike pra parave tona! Perse duhet tu lutem te mos nxjerri ne rruge familje te tera.. Perse duhet tu lutemi medjave kombëtare qe ne vend te pasqyrojnë problematiken e rende kombëtare jep emisione si te gatuajmë dhe qe shesin interesat e qytetareve dhe te vendit per ca leje ndërtimi sikur fati i vendit tone te jete pallat shumëkatësh…

Perse PS i ben fresk dhe eshte gati te paguaj faturen e rende Rilindje ajo vete.. Perse partite e ketij vendi perballe kesaj gjendjeje teper kritike mjaftohen me deklarata per shtyp she shoë-e televizive nuk luftojne per qytetaret dhe vendin qe po turfullon, sic duhet te bejne!

Llum rilindas mos harroni dhjetori eshte i studenteve si te sotmeve dhe te ne qe ishim ne 90… Te kam thenë citjane!

Po te mblidhet laku!

Do vime nje dite te shtepija jone Kryeministria ku ti je me qira o ditëzi dhe do bërtasësh si Rikardi lll, nje kale nje kal jap kryeministrin per nje kal!

Mos presim me askend dhe asgje te dalim ti rrezojme keta rilindas te vdekur... Te mblidhemi te gjithe se s’ma mo uj pilafi. BOLL…

Mua per vete me ka ardhur ne maje te hundes….

S’duhet te lutemi ne! Duhet te na luten ata ti falim per gjithe kete rraskapitje qe na kane sjelle. Jemi qytetare jo numra dhe bageti per tu mjele!

Shembull është Franca!

Dhjetor studentor dhe qytetar… si ne 1990 shqiptar, vetem keshtu zgjidhet kjo situate”.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: