Aksidenti i rëndë me një të vdekur në Orikum, arrestohet shoferi

Aksidenti i rëndë me një të vdekur në Orikum, arrestohet shoferi
Dalin detajet e para të aksidentit të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë – Orikum.

Mësohet se ka qenë një përplasje midis dy automjeteve, ajo që ka përfunduar me një viktimë.

Automjet tip “Fiat” që është përplasur me një motomjet tip “Honda”. Nga të dhënat e para mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi 63-vjeçar i “Honda”-s”, Arsen Çela, 63 vjeç, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i “Fiat”-it, 43-vjeçari V. B.

Në këtë aksident është plagosur edhe drejtuesi i automjetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale të arrestimit të tij.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: