AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen dhe rrëzohen dy avionë luftarakë amerikanë, nisin kërkimet për 5 marinsat e zhdukur në Japoni

AKSIDENT I RËNDË/ Përplasen dhe rrëzohen dy avionë luftarakë amerikanë, nisin kërkimet për 5 marinsat e zhdukur në Japoni
Një operacion i madh kërkimesh dhe shpëtimi po vazhdon në Japoni për pesë marinsat e humbur të SHBA, pasi dy avionë me shtatë persona si ekuipazh, u përplasën dhe u rrëzuan në det.

Dy marinsa u shpëtuan. “Njëri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri po transportohet në një spital lokal për vlerësim", thanë zyrtarët e marinës, të cituar nga BBC.

Avionët e përfshirë në aksidentin ajror janë një KC-130 dhe një F/A-18 me bazë në Iwakuni pranë Hiroshimës.

Mediat amerikane thonë se avionët u përplasën gjatë një furnizimi me karburant në ajër.

Korpusi i Marinës nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, duke e përshkruar incidentin si një "fatkeqësi".

Ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, tha se nëntë avionë japonezë dhe tre anije po merrnin pjesë në operacionin e shpëtimit.

Flota e Shteteve të Bashkuara është duke mbështetur operacionin, me fluturime mbi det.

Furnizimi me ajër është një operacion i vështirë dhe potencialisht i rrezikshëm fluturimi, veçanërisht kur bëhet gjatë natës.

Incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. I mbijetuari i parë u gjet në det rreth katër orë më vonë, ndërsa i dyti rreth 10 orë pas rrëzimit të avionëve.

Në avionin cisternë C-130 ndodheshin pesë persona në bord dhe dy të tjerë në F-18

Dy avionët u rrëzuan rreth 200 milje (320 km) nga bregu.

SHBA ka më shumë se 50 mijë trupa të vendosur në Japoni, më shumë se 18 mijë prej të cilëve në Korpusin e Marinës.

Ky është aksidenti i tretë ajror që implikon mjetet amerikane të fluturimit në harkun kohor të një viti. Në nëntor një Hornet F/A-18 u rrëzua në det në jug të Okinawa. Të dy pilotët u nxorën dhe u shpëtuan. Ndërsa në të njëjtën zonë, një helikopter amerikan u rrëzua dhjetorin e kaluar. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Reuters

Shpërndajeni me miqtë tuaj: