Ajeti: Shqipëria shtëpia e familjes sime, por zgjodha Zvicrën...ha gjithçka gatuan nëna ime dhe jam beqar!

Ajeti: Shqipëria shtëpia e familjes sime, por zgjodha Zvicrën...ha gjithçka gatuan nëna ime dhe jam beqar!
Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ishte një ndër lojtarët që  u kërkua me ngulm nga kuqezinjtë, por në fillim të vitit që po lëmë pas, ai zgjodhi përfundimisht Kombëtaren e Zvicrës. Është një histori e ngjashme me vëllezërit Xhaka, por në ndryshim Graniti e kishte zgjedhur Zvicrën, kur Taulanti u bë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

I pyetur nga “Blick”, se përse zgjodhi Zvicrës, Albian Ajeti u shpreh: “Shqipëria është shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaja për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën.”

Ai foli edhe për dy vëllezërit e tij, po ashtu futbollistë.

“Vëllezërit: Unë kam një vëlla binjak, Adonis, që po luan me Kiazon tani. Fati i tij erdhi tek unë. Ai u dëmtua dhe ka luftuar shumë për t’u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit  janë shumë të rëndësishëm për mua,” theksoi ai dhe pastaj flet për të ëmën. “Ajo do të thotë gjithçka për mua! Nuk ka ditë, që nuk flasim.” Për babain ka të njëjtat fjalë. “Ai ka të njëjtin status, si nëna ime. Ai, gjithashtu, do të thotë gjithçka për mua. Babai është kontakti im i parë. Ai është si një mik, edhe pse është shpesh kritiku im i parë.”

Dhe për rëndësinë e madhe që ka familja e tij, Ajeti shprehet kur pyetet për ushqimin e tij të preferuar: “Gjithçka që gatuan nëna ime”.

Kampion me Basel dhe mori pjesë në Champions, teksa Ajeti tregon emocionet. “Shumë keq që nuk mundëm të vijojmë më tej në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte një përvojë e këndshme për mua si lojtar i ri. Do ta provojmë përsëri, edicionin e ardhshëm. Te Bazeli provova tre tituj kampioni. Fitorja më e rëndësishme ishte në Lisbonë, një vit më parë, kur u kualifikuam për në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.”

Pas një dëmtimi, talenti me origjinë shqiptare, tregoi se kjo është diçka e pashmangshme për një futbollist. “Unë nuk ia dëshiroj askujt ato. Vëllai im binjak tani ka bërë dy operacione serioze. Një herë në tendinën e Akilit, herën tjetër në gjunjë.”

Me Basel tek e njëjta skuadër ku luan edhe Taulant Xhaka, Albion Ajeti, është shfaqur shpesh protagonist. “Unë jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, këtë e konsideroj arritje shumë të mirë. Bashkëlojtarët më ndihmuan, kur panë se mund të bëhesha golashënuesi më i mirë.”

Lidhur me pushimet, ai tha se “Do t’i kaloj me familjen dhe në Dubai”. Përveç futbollit ai tha se i pëlqen “Të dalë me familjen, të bëj diçka me miqtë. Në këtë moment, për shembull, kam për të vizituar tregun e Krishtlindjeve.”

A fiton dhe sa para shpenzon? “Gëzohem t’i kem ato, por nuk janë më të rëndësishmet për mua. Shumë më e rëndësishme është të kesh shëndet të plotë” nënvizoi Albiani.

Për të ardhmen sulmuesi u shpreh: “Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin, jam i përqendruar te Basel. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë”, u shpreh në fund Ajeti.

Çdo futbollist i suksesshëm është i tillë edhe në jetën private. Në fund ai flet pikërisht për jetën personale. A është i dashuruar? “Për momentin, jo. Ndoshta do të ketë diçka për Krishtlindje, ose vitin e ardhshëm. Është në dorën time (qesh).”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: