Agjenti i Hysaj: Nisim tratativat me Chelsea-n

Agjenti i Hysaj: Nisim tratativat me Chelsea-n
Shkodrani është kthyer në një objektiv të Chelsea prej kohësh, por oferta e ulët duket se është bërë pengesë e kalimit të tij në gadishull.

Mbrojtësi shqiptar duket se e ka humbur vendin në formacionin titullar te Napoli dhe kërkon një eksperiencë të re larg Italisë. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga agjenti i tij, Mario Giuffredi, i cili nuk e ka përjashtuar nisjen e negociatave me Chelsean në janar.

“Unë nuk mund të përjashtoj një rifillim të bisedimeve me Chelsean në janar. Ne e dimë se ka pasur kontakte në verë për shkak se Sarri e donte atë, dhe ne gjithashtu e dimë se Davide Zappacosta nuk është i parapëlqyer nga trajneri”, deklaroi mes të tjerave agjenti i Hysajt.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: