5 modelet e pantallonave Dimër 2018

5 modelet e pantallonave Dimër 2018
5 modele pantallonash që duhet të vishen këtë dimër 2018 e me të cilat do të kesh të bësh çdo ditë

Sintonizohu, moda e dimrit 2018 është pas qoshes. Duke filluar që nga pantallonat. Por sintonizohu menjëherë sepse ka të reja të shijshme që vijnë nga perëndimi dhe Kina për modën e këtij dimri. Bëhet fjalë për pantallona që nuk duhet të mungojnë në muajt më të ftohtë të vitit.

Që pas sfilatave të vjeshtës 2018-2019, stili i fundeve dhe pantallonave ishte i qartë por le të shkojmë më në detaje e të zgjedhim vetëm 5 prej tyre, të cilat janë një “detyrim” që t’i keni në dollap.

E nisim me ato më të thjeshtat dhe universale, pantallonat “pallat”, komodë dhe praktikë, rezultojnë gjithmonë elegante në çdo eveniment. Mund t’i vishni si me atletet por edhe me çizme të shkurtra me takë të trashë. Kalojmë më pas tek pantallonat “crop”, të shkurtra deri tek kavilja, që kombinohen me shumë xhaketa ose pulovra. Por mund të luani edhe si një hipie seksi me pantallonat këmbë elefanti, në versionin “deluxe”, të metalizuar, për një look mbrëmjeje me të vërtetë “hot”. Por nëse dëshiron që të shtosh pak grinte e të dalësh pak nga skema juaj estetike, pantallonat “cargo” janë ato më të përshtatshmet për ty.

E në fund, dashuria për të gjitha ne: pantallonat me bel të lartë. Nuk të shtrëngojnë, zgjasin siluetën, funksionojnë 24 orë në 24, si në zyrë por edhe në kohën e lirë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: