10 KËRKESA TË TJERA/ Studentët e Bujqësorit “ngrenë stekën”: Tarifa e shkollimit zero, të rritet buxheti për arsimin

10 KËRKESA TË TJERA/ Studentët e Bujqësorit “ngrenë stekën”: Tarifa e shkollimit zero, të rritet buxheti për arsimin
Suksesi i djeshëm i protestës studentore dhe rritja e masivitetit, ka bërë që tashmë lëvizja e tyre të paraqitet me platforma më konkrete të kërkesave drejtuar qeverisë.

Të parët që kanë “ngritur stekën” ishin studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Ata mbërritën të fundit në protestën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit për shkak të distancës më të madhe nga Tirana, por sollën edhe një program të ri kërkesash me dhjetë pika.

Kërkesat këtë radhë shkojnë përtej atyre që mund të plotësojë Ministria e Arsimit, duke përfshirë edhe rritjen e buxhetit të përgjithshëm për Arsimin e Lartë dhe zerimin e tarifës së shkollimit duke filluar nga viti akademik 2020-2021.

1- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;

4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;

5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;

7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;

8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Deri në këto momente, studentët po i përmbaheshin katër kërkesave të paraqitura dy ditë më parë, njëra prej të cilave u deklarua se do të përmbushet nga Qeveria. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: