Vrasja e Kacifasit, Dule letër Metës: Ndërhyni të dorëzohet trupi i të ndjerit për varrim

Vrasja e Kacifasit, Dule letër Metës: Ndërhyni të dorëzohet trupi i të ndjerit për varrim
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka kërkuar ndihmën e Presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e Kostandinos Kacifas, trupi i të cilit ndodhet ende në morg.

“Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese”, thuhet në njoftimin e PBDNJ-së.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: