‘Vol Vo 4’, policia merr në prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën arrestimet e të pandehurve

‘Vol Vo 4’, policia merr në prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën arrestimet e të pandehurve
Dy javë pas operacionit “Vol Vo 4”, policia cakton shoqërues për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën  urdhër arrestet dhe masat për 34 të arrestuarit.

Shoqërues u janë caktuar prokurorëve V. M. e D. P., si dhe gjyqtarin B. N.

Mes të ndaluarve të këtij operacioni, janë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko me akuzat për tjetërsim pronash e korrupsion, të dy me masën arrest me burg.

Burime të sigurta informojnë se nuk ka pasur kërcënim konkret ndaj tyre, por Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka vlerësuar se dy prokurorët dhe gjyqtari duhet të përfitojnë mbrojtje, për shkak të një rreziku të mundshëm.

Hetimet e “Vol Vo 4” përfshijnë një laborator droge të zbuluar në Has, ndërsa personi përgjegjës i dyshuar është në kërkim ndërkombëtar.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: