Vendosja e taksës së re me Kosovën në tetor, solli më pak kosovarë?!

Vendosja e taksës së re me Kosovën  në tetor, solli më pak kosovarë?!
Që kosovarët nuk po e frekuentojnë Shqipërinë si më parë, kjo është një dukuri që ka rënë në sy të ekspertëve gjatë vitit të fundit. Porse gjatë muajit tetor të këtij viti, pakësimi i mëtejshëm i tyre duket se është i lidhur edhe me një fakt tjetër. Pikërisht atë të efekteve të para të vendosjes së taksës së re në kufi mes dy vendeve tona. Kështu, duke nisur që nga data 17 shtator 2018, në “Rrugën e Kombit” nisi zbatimi i taksës së re për qarkullimin e automjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, numri rënës i kësaj kategorie turistësh ka qenë deri në nivelin prej -15%. Kon-kretisht, nga 94.723 kosovarë që kanë vizituar vendin tonë në tetorin e vitit të kaluar, në tetorin e sivjetshëm kjo shifër ka qenë në nivelin prej 79.631 të tillë. Duke folur qartë për një pakësim të tyre, e cila nuk duket se ka lidhje në fakt me freskimin e motit dhe mbarimin zyrtar të sezonit turistik të verës.

Ndërkaq, po sipas të dhënave, për 10-mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Dhe ky tetor është muaji i parë, kur fluksi i tyre shfaqet me rënie kaq të lartë, në krahasim me muajt e mëparshëm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: