Vasili: Ky Kryeministër e konsideron Kushtetutën PPP të radhës që e gris, e shqyen dhe e bën si të dojë vetë

Vasili: Ky Kryeministër e konsideron Kushtetutën PPP të radhës që e gris, e shqyen dhe e bën si të dojë vetë
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po keqpërdor Kushtetutën.

Në një shënim në rrjetin social, Vasili shkruan: “Kryeministri, qe e di kushtetutën PPP(koncesion).

Kryeministri foli dje ne parlament ne emer te kushtetutes, kuptohet aq sa ja pret atij si shkellepak, per keto pune.

I dha medemek kohe presidentit qe te reflektonte?!

Po ku e gjeti kete kohe kushtetuese ky derdimen qe e jep dhe e merr?!

Apo e konsideron kushtetuten PPP ( koncesionin) e radhës qe e gris, e shqyen dhe e ben si te doje vete.

Apo do beje po vete edhe Gjykaten Kushtetuese?

Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetuten?

Po pse e harroi ky kushtetuten,kur i beri thirrje policise te hidhte uniformen e te bente vota per te,apo kur bente prokurorin paralel per audiopergjimin e Agron Xhafes??

Ky po flet gjoja edhe ne emer te votave qe gjoja paska fituar.

Po cilave vota ?

Atyre qe keshilli i Europes deklaroi se mbi 20% ishin blere.Apo te atyre votave qe i ka grabitur me kriminele, qe kane dale sheshit nga pergjimet e prokurorise.

Ky kryeminister ka lidhje me kushtetuten aq sa nje grope septike me nje salle operacioni."

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: