Vasili: Gënjeshtra parathënie dhe mashtrimi epilog, ky është programi, strategjia, timoni dhe tepsia e rilindjes

Vasili: Gënjeshtra parathënie dhe mashtrimi epilog, ky është programi, strategjia, timoni dhe tepsia e rilindjes
Për kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, gënjeshtra dhe mashtrimi janë programi, strategjia, timoni dhe tepsia e rilindjes.

Në një mesazh në rrjetin social Vasili shkruan: “Trajektorja nga genjeshtra te mashtrimi dhe asgje me shume kjo eshte rilindja megjithe zëfikurit,te çkrehurit dhe te ngrehurit brenda saj, qofshin keta genjeshtare apo mashtruese pak diference ka.

Genjeshtra parathenie dhe mashtrimi si epilog ky eshte programi, strategjia, timoni dhe tepsia e rilindjes.

Kryeministri genjen dhe me ze e figure dhe kur ja provojne sheshit gezon imbecilisht edhe me shume.

Ministrat,qe te justifikojne veten genjejne edhe me shume dhe sukses eshte kur genjeshtrat shnderrohen ne mashtrim.

Gënjejnë per ekonominë, per varferine, papunesine, arsimin, shendetesine, per mrekulline mbi dhe qe i bën shqiptaret te ikin me mijëra.

Mashtrojnë per rendin, mashtrojne për bandat,mashtrojne per drogen,mashtrojne per berjen njesh me krimin ndaj shqiptaret ikin me mijëra”.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: