VARRIMI I KAÇIFAS/ “Blindohet” Gjirokastra dhe Bularati, kapen maska, bluza e flamuj me shkrime ekstremiste

VARRIMI I KAÇIFAS/ “Blindohet” Gjirokastra dhe Bularati, kapen maska, bluza e flamuj me shkrime ekstremiste
Situatë e tensionuar në Gjirokastër, Bularat dhe pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë në ditën e varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Teksa ceremonia është lajmëruar për mesditën e sotme, janë të shumtë qytetarët me shtetësi greke që janë nisur për të marrë pjesë në varrim.

Shumë prej tyre mendohet të jenë pjesë e grupeve ekstremiste dhe policia shqiptare po merr masa për të evituar ngjarje të tjera të rënda apo provokacione të mundshme.

Mediat raportojnë se në terren ka edhe oficerë policie civilë si dhe agjentë sekretë.

Raportohet për tre qytetarë grekë që janë ndaluar, pasi kishin me vete maska, bluza e flamuj me shkrime ekstremiste që ngjallin urrejtje.

Disa të tjerë janë ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar që në pikat e kalimit të kufirit.

Nga raportimet mediatike, mësohet se një furgon i mbushur me persona me bluza të zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës, ndërsa llogaritet që të mbërrijnë rreth dy mijë njerëz nga Greqia për ceremoninë funerale.

Kostandinos Kaçifas u vra më 28 tetor të këtij viti nga forcat RENEA, pasi qëlloi me armë zjarri në Bularat drejt forcave të policisë.

Mësohet se edhe policia greke është në kontakt të vazhdueshëm me palën shqiptare dhe ështëb impenjuar për të mos lejuar daljen nga pika e kontrollit helen të ekstremistëve grekë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: