Ushtria kursen miliona euro, ndërton argjinaturën e Vjosës

Ushtria kursen miliona euro, ndërton argjinaturën e Vjosës
Forcat e Armatosura, të mbështetura nga bashkia Fier po forcojnë argjinaturën e lumit Vjosa, duke rehabilituar në pak javë 3.5 kilometrat e parë, duke i kursyer miliona euro buxhetit të shtetit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke inspektuar punën që po bëhet theksoi se, projekte të tilla jo vetëm reduktojnë fatura e mëdha në raste emergjencash, por në të njëjtën kohë vendosin një standard të ri në parandalimin e pasojave që mund të sjellë moti i keq.

“Zbatimi i këtij projekti, i cili në kushte të tjera do të kishte kushtuar miliona euro, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të FA do të kushtojë shumë herë më pak. Ka ardhur koha që nën shembullin e Fierit dhe të këtij projekti të mirë koordinues mes të gjithëve ne, të vendosim një standard të ri në menaxhimin e emergjencave përmes nismave që parandalojnë pasojat e motit të keq", tha ministrja Xhaçka për mediat.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: