“Ujqërit e dëborës” presin Teutën për kreun

“Ujqërit e dëborës” presin Teutën për kreun
“Kurora e dimrit” në Korçë? Korçarët tifozë me Tiranën në derbi

Kjo fundjavë parashikohet e ftohtë, por e përshtatshme për “Ujqërit e dëborës” të cilët rikthehen në fushë pasi të jenë njohur me rezultatin e derbit, Partizani-Tirana. Skënderbeu pret Teutën, në një përballje interesante edhe mes dy trajnerëve.

Oreges Shehi dhe Bledi Shkëmbi, dy ish-kapitenët e Skënderbeut dhe shokë skuadre gjatë viteve të fundit me ekipin kampion të Skënderbeut, e kanë nisur me sukses karrierën si trajnerë të dy ekipeve që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë gjatë këtij sezoni.

Skënderbeu ka më shumë pretendime për ta mbyllur në vend të parë pjesën e  parë të këtij sezoni. Orges Shehi e të besuarit e tij do të mjaftohen me një fitore ndaj Teutës, me shpresë se nga ana tjetër Partizani nuk do ta fitojë derbin ndaj Tiranës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: