Tirana e Kukësi ndahen "në paqe", në Selman Stërmasi

Tirana e Kukësi ndahen "në paqe", në Selman Stërmasi
Tirana nuk ka mundur të fitojnë takimin e 5-të radhazi në Superiore, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në "Selman Stërmasi" ndaj Kukësit, duke lënë udhës 2 pikë të tjera.

Ashtu siç pritje, skuadrat zhvilluan një duel mjaft të luftuar, ku nuk munguan as kartonat e kuq. Ishte braziliani Willian që pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua me karton të kuq nga Enea Jorgji.

Ndërkohë që rastin më të mirë për të shënuar e kishte sulmuesi i verilindorëve, Reginaldo, por goditja e tij nga 11 metra larg u prit nga Abibi. Nga ana tjetër, Tirana u ndal vetëm nga shtylla. Pas kësaj pike, Tirana mban vendin e 7-të me 10 pikë ndërsa Kukësi mbetet i treti me 20 pikë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: