Tifozja e veçantë, Hysaj zbret sot në fushë, fitorja e mundshme me dedikim

Tifozja e veçantë, Hysaj zbret sot në fushë, fitorja e mundshme me dedikim
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ishte i pranishëm në “Loro Boriçi” si spektator, ku edhe ashtu si tifozët e shumtë përjetoi dramën e humbjes së thellë 4-0 me Skocinë. Duke qenë  se Hysaj ishte i s’kualifikuar, por i grumbulluar për faktin se sot Shqipëria do të luajë edhe një miqësore me Uellsin,  ai preferoi që ta shihte në stadium ndeshjen e fundit zyrtare të kuqezinjve, duke marrë me vete edhe bashkëshorten, Fiorenza Leksakaj. Ajo është fokusuar për herë të parë të jetë e pranishme në stadium, por faktin se ra në sy ngaqë ishte krah mbrojtësit.

Bashkëshortja e Hysajt nuk është parë të jetë e pranishme as në ndeshjet e Napolit në Seria A, teksa mediat italianet fokusojnë shpesh bashkëshortet e futbollistëve. Megjithatë, sot mbrojtësi i Napolit do të jetë në fushë, në “Elbasan Arena”, dhe me siguri edhe Leksakaj e të afërm të mbrojtësit do të jenë në tribunën “vip”. Sikurse ndodh që lojtarët e tjerë të Kombëtares i marrin të afërmit në stadium, sa herë ka ndeshje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: