Takimi Meta-Rama mbyllet pas 90 minutave, ende i pazgjidhur emërimi i ministrit të Brendshëm

Takimi Meta-Rama mbyllet pas 90 minutave, ende i pazgjidhur emërimi i ministrit të Brendshëm
Ka zgjatur rreth 90-minuta takimi në Presidencë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe Presidentit, Ilir Meta. Pas takimit, të dy palët i janë shmangur daljes para medieve, teksa rreth takimit deklarata e parë zyrtare ka ardhur nga kryeministria, prej nga ku edhe konfirmohet se do të vazhdojë dialogu për të zgjidhur ngërçin e krijuar mbi pasuesin e ministrit të dorëhequr Fatmir Xhafaj, pas refuzimit të Presidentit të Republikës, për të firmosur emrin e ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama,  .

Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,” thuhet në deklaratën zyrtare të kryeministrisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: