Supë pule me xhenxhefil

Supë pule me xhenxhefil
80 gr makarona supe

1 lugë me vaj ulliri

½ e qepës, e grirë

1 lugë xhenxhefil

1 karotë e grirë

2 lugë salcë soje

2 kube supë pule

1 thelb hudhre

1 filxhan bizele

pak qumësht soje

50 gr mish pule.

Në një tenxhere të madhe nxehni vajin. Shtoni qepën dhe skuqeni derisa të zbutet. Shtoni xhenxhefilin dhe karotën e skuqeni edhe pak. Shtoni edhe hudhrën. Pastaj në ujë të nxehtë tundni kubikun e supës, hidheni në tenxhere dhe shtoni salcën e sojës, pastaj lëreni të vlojë. Shtoni mishin e pulës dhe bizelen dhe lëreni të vlojë. Ulni temperaturën dhe vazhdoni zierjen derisa mishi i pulës të zbutet. Shtoni makaronat dhe qumështin e sojës. Zieni derisa makaronat të zbuten. Kur të jetë gati supa, përzieni mirë dhe shërbejeni.

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: