Studimi/ Temperatura e ujit nuk ka rëndësi për eliminimin e baktereve nga duart

Studimi/ Temperatura e ujit nuk ka rëndësi për eliminimin e baktereve nga duart
Shumica prej nesh mendojnë që nëse duart do të t’i lanim me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të jemi të sigurt që pas larjes të jenë të pastra dhe pa baktere.

Shkencëtarët e Rutgersit kanë studiuar se a mund t’i lajmë duart me ujë të ftohtë dhe të jenë të pastra.

Studiuesit kanë arritur në përfundim që nëse i lajmë duart së paku 10 sekonda në ujë të ftohtë dhe me sapun, do të eliminohen bakteret nga duart njësoj sikur t’i lajmë me ujë të ngrohtë.

Pjesëmarrësit e hulumtimit, gjatë gjashtë muajve duart i kanë lartë me ujë të ftohtë.

Rezultatet kanë treguar që temperatura e ujit nuk ka rëndësi për eliminimin e baktereve nga sipërfaqja e duarve, gjithë punën do ta bëjë sapuni pa marrë parasysh a i lani duart me ujë të ftohtë apo me ujë të ngrohtë.

Doland Shaffner, njëri ndër udhëheqësit e hulumtimit, ka shpjeguar se si rezultatet janë lajm i mirë edhe për kursim të energjisë.

Higjiena akoma është në nivel, ndërkaq me larjen me ujë të ftohtë do të kursejmë edhe mjaft energji, thuhet në komunikatën e tij.

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: