Skrapar, sekuestrohen 720 ha pyje dhe kullota, ishin përfituar me falsifikim dokumentesh

Skrapar, sekuestrohen 720 ha pyje dhe kullota, ishin përfituar me falsifikim dokumentesh
Gjykata e Beratit ka vendosur pas kërkesës së Prokurorisë sekuestron preventive mbi 740 hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullote në Melovë të Skraparit.

Sipërfaqja në fjalë ishte përfituar disa persona nëpërmjet falsifikimit.

“Duke qenë se, aktualisht, sipas statusit juridik të pasurisë prej 740 ha, rezulton se kjo sasi pasurie (ka marrë numrat 305-312 zk.2645 fshati Melovë) është në pronësi të trashëgimtarëve të subjekteve Bari Guri, Seit Hebibasi, Nuri Kalemasi dhe është përfituar në sajë të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës së zyrtarëve publikë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, vlerësoi se duhet të kërkonte nga gjykata sekuestron preventive të pasurisë prej 740 ha, me qëllim që disponimi i kësaj pasurie të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion apo tjetërsim mbi to, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: