Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës Hollandë-Greqi, pranga 2 shqiptarëve

Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës Hollandë-Greqi, pranga 2 shqiptarëve
Një organizatë që merrej me trafikun e kokainës nga Evropa Perëndimore në drejtim të Greqisë është shkatërruar nga policie helene.

Katër anëtarë të grupit janë arrestuar, dy prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 34 dhe 38 vjeç të cilët u kapën në Athinë dhe në zonën e Artës.

Gjatë hetimeve, u zbulua roli  i secilit prej anëtarëve të grupit dhe zonat e magazinimit të kokainës.

Në mënyrë të veçantë, një 41 vjeçar grek ishte përgjegjës për futjen e kamionëve ndërkombëtar të transportit që sillnin kokainën nga Holanda për në territorin grek. Droga pritej nga dy shqiptarët në një dyqan dhe më pas furnizoheshin anëtarët e tjerë të organizatës.

Transporti i drogës brenda vendit bëhej zakonisht me një taksi nga një 50 vjeçar.

Nga hetimet është zbuluar mbi 1 kg kokainë e pastër si dhe sasi të vogla kanabisi. Gjithashtu, janë sekuestruar 12.755 euro, dy vetura, dy peshore precize dhe 13 celular.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: