Rudina e tëra me lëkurë

Rudina e tëra me lëkurë
E përpiktë me modën e këtij dimri, ku lëkura dhe veshjet me të janë pjesë e pazëvendësueshme, Rudina Dembacaj ka bërë një kombinim shumë të gjetur për një kohë të vrenjtur. Ajo ka kombinuar një fund të shkurtër lëkure, një pulovër gri, çizme lëkure dhe një kasketë po në lëkurë të zezë. Edhe pse në këtë foto Rudina, ndryshe nga herë të tjera, duket edhe vetë e vrenjtur në portret, ajo në stil duket shumë e këndshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: