Rama anashkalon Metën, i jep Sandër Lleshit drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe... “Nuk mbaron me kaq...”

Rama anashkalon Metën, i jep Sandër Lleshit drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe... “Nuk mbaron me kaq...”
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të qeverisë pa ministër të Brendshëm, pas largimit të Fatmir Xhafajt dhe refuzimit të Presidentit të Republikës për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit.

Duket se Rama gjithsesi nuk ka hequr dorë nga vendimi për t’i besuar Sandër Lleshit Ministrinë e Brendshme, por në rolin e zv/ministrit pa ministër.

“Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër”, shkruan Kryeministri në Twitter.

Ai ka lajmëruar se nesër Kuvendi do të miratojë dekretin e Metës për shkarkimin ministrit Fatmir Xhafaj, ndërsa nuk ka kandidaturë tjetër për ministër.

Rama ka shtuar se ka një dakordësi të plotë në grupin parlamentar të mazhorancës për këtë vendim dhe ka lëshuar edhe një paralajmërim:

“Por nuk mbaron me kaq...Për më shumë do t'i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”.

Emërimi i zëvendësministrave është kompetencë e Kryeministrit dhe nuk kalon nga zyra e Presidentit Meta. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: