Publikohet lista, ja futbollistët që ka grumbulluar Panucci për sfidat me Skocinë dhe Uellsin

Publikohet lista, ja futbollistët që ka grumbulluar Panucci për sfidat me Skocinë dhe Uellsin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Skocinë dhe për miqësoren me Uellsin.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht më 17 nëntor në “Loro Boriçi” ndeshjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve me Skocinë, ndërsa 3 ditë më pas në “Elbasan Arena” miqësoren me Uellsin.

Në listën me 26 emra bie në sy prurja e re në kombëtare, ajo e Ardian Ismailit.

Në foton e mëposhtme mund të shihni lojtarët që ka grumbulluar Panucci.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: