Protesta/ Banorët e ‘Unazës së Re’ nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar siç u takon

Protesta/ Banorët e ‘Unazës së Re’ nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar siç u takon
Banorët e zonës ë “Astirit” në Unazën e  re vijojnë protestën kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.

Ata mbajnë ende të bllokuar rrugën duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar ashtu siç u takon, apo gjetur një zgjidhje të kënaqshme dhe pranuar për ta.

Ata refuzojnë propozimin e Bashkisë Tiranë që të gjejnë banesa me qira e cila do të paguhet nga njësia vendore, pasi kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Ata kanë theksuar se nuk do të tërhiqen deri në fund nga kërkesat e tyre dhe nuk do të lejojnë prishjen e banesave.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: