Projekti i Unazës së Re, banorët protestojnë duke kërcënuar me vetëflijim

Projekti i Unazës së Re, banorët protestojnë duke kërcënuar me vetëflijim
Me dhjetëra banorë të Unazës së Re, e njohur ndryshe si Astiri, pretestuan sërish të hënën  pasdite kundër projektit të qeverisë që u shkatërron banesa e biznese.

Ata bllokuan kalimin e automjeteve në rrugën kryesore në shenjë revolte. Të organizuar familjarisht, banorët shprehen të irrituar ndaj situatës që është krijuar dhe kërcënojnë se mund të shkojnë deri në vetëflijim.

Banorja: Pronën time nuk e lë këtu, të më kalojë tanku. E kam krijuar me gjak. Ndoshta ata në krye janë hajdutë, por ne po na çojnë në vetëvrasje. Unë do të flijohem atje me familjen time.

Një pjesë e banorëve janë ende në proces legalizimi dhe si pasojë në mungesë të shpronësimit, banorët rrezikojnë të mbeten të pastrehë.

Premtimi që u është dhënë atyre që preken nga shembja e shtëpive është pagesave e dy viteve qira, të cilën banorët e refuzojnë pasi pas dy vjetësh ata mbeten në mes të katër rrugëve.

Banori: Unë e kam shtëpinë të palegalizuar për arsye se i kam futur dokumentat që në 2005 dhe nuk mi kanë dhënë.

Banorja: Të dalë në media dhe të na thonë se ju jeni të strehuar.Por më del dhe thotë se jeni dy vjet me qira.

Banori: Protesta deri në zgjidhjen e hallit tonë. Nuk jam unë që e organizoj këtë punë dhe nuk mund ta di derisa do të vazhdojë kjo protestë, por problemi është se unë jam deri në zgjidhjen e hallit. Do vazhdojmë të qëndrojmë, kam dalë me grua, me fëmijë, nuk kemi ku shkojmë.

Banorët shprehen se do të vazhdojnë me protestat deri sa problemi i tyre të marrë zgjidhje. oranews

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: