PROJEKTI I UNAZËS/ Protesta e banorëve në ditën e katërt, PD i mbështet publikisht, policia nis shoqërimet

PROJEKTI I UNAZËS/ Protesta e banorëve në ditën e katërt, PD i mbështet publikisht, policia nis shoqërimet
Dhjetëra banorë që kanë pronat rreth Unazës së re, kanë dalë për të katërtën ditë me radhë në protestë kundër projektit që do të shembë 317 godina, shtëpi dhe biznese.

Bëhet fjalë për objekte që i kap projekti i rikualifikimit të rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja.

Policia sot shoqëroi disa prej protestuesve në rajonin e policisë numër 6, çka bërë që situata të ishte edhe më e tensionuar.

Partia Demokratike doli sot me një deklaratë për t’i dhënë mbështetje publike protestës.

"Banorët tek Unaza e Re, të cilëve kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu kanë marrë paratë dhe votën për legalizim, duhet të dëmshpërblehen pa vonesë", tha zëdhënësja Ina Zhupa.

Disa deputetë kanë shkuar në ambientet e Komisariatit numër 6 në Kombinat, për t’u interesuar për personat e shoqëruar.

Protestuesit i kanë konsideruar shoqërimet si presion policor për të ndaluar protestën, duke shprehur vendosmërinë për vazhdimin e saj. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: