Presidenti Meta dhe kryeministri Rama... E diela ka nisur në “distancë” (Foto)

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama... E diela ka nisur në “distancë” (Foto)
Një ditë pas refuzimit për të dekretuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, propozuar nga kryeministri Edi Rama, vendim ky që është shoqëruar me tension mes dy institucioneve, dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit,  ende nuk janë shprehur lidhur me vendimin.

Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, e kanë nisur sot ditën duke zgjedhur mënyra krejt të ndryshme.

“Të dashur miq!

Ju uroj një të diele të mbarë në këtë ditë plot diell,” ka shkruar presidenti Meta, teksa është duke i vetëm kafen e mëngjesit, siç shihet në ballkon e shtëpisë.

Kryeminsitri Edi Rama, i shoqëruar nga Safet Gjici, e ka nisur ditën në qarkun e Kukësit, (nga ajo që çka ka shfaqur sot në mëngjes në profilin e tij zyrtar Facebook), ku ka vizituar një familje të varfër e në nevojë, duke shprehur vullnetin për t’i afruar ndihmë.  

Shpërndajeni me miqtë tuaj: