Përplaset për vdekje i moshuari në aksin Fushë Krujë-Milot

Përplaset për vdekje i moshuari në aksin Fushë Krujë-Milot
Një 70 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në aksinFushë Krujë-Milot ku ka gjetur vdekjen i moshuari pasi është përplasur nga një automjet tip "Golf".

Viktima është Murat Zani, banues në fshatin Bushnesh të Krujës.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti. Ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: