Përfaqësuesja e Kosovës U-17 siguron raundin final të Evropianit

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 siguron raundin final të Evropianit
Kombëtarja kosovare U-17 ka shkruar historinë e futbollit dardanas. Përfaqësuesja e drejtuar nga Besnik Kollarit ka siguruar kualifikimin në raundin final të Evropianit të vitit 2019.

Verdhekaltërit e mbyllën në vendin e parë Grupin 5, duke lënë mbrapa Skocinë dhe Zvicrën. Takimi, i cili i siguroi kalimin në fazën tjetër ishte ai me Qipron, me kosovarët që fituan me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim për Kosovën, e shënoi Milot Avdyli pasi kishte kaluar një orë lojë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: