PD, Basha: PPE mbështet betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi

PD, Basha: PPE mbështet betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të PPE.

Me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Twitterit”, Basha ka shkruar se ka marrë mbështetje nga PPE për pastrimin e politikës nga krimi në vendin tonë.

“Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin EPP Helsinki. Pritet debati mes kandidatëve Alex Stubb dhe Manfred Weber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. Up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”, shkroi Basha në Twitter.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: