Pas dorëheqjes, Xhafaj imiton Tahirin, ulet në fund të sallës

Pas dorëheqjes, Xhafaj imiton Tahirin, ulet në fund të sallës
Një nga 74 votat e maxhorancës, pro 2 propozimet e Partisë Socialiste për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderin dhe Rezarta Bitrin, ishte dhe ajo e ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u paraqit në Kuvend por nuk u ul në karrigen qeveritare edhe pse ende mbetet pjesë e qeverisë derisa Presidenti të dekretojë ministrin e ri.

I pyetur pas seancës për dorëheqjen, ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se ka folur boll për këtë çështje pa dhënë as një sqarim tjetër mbi arsyet.

Kuvendi nuk votoi dekretin e presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafaj duke e shtyrë me një javë deri në seancën e radhës, ndërkohë që e premtja është dita e fundit e afatit 7 ditor që kreu i shtetit të dekretojë ministrin e ri Sandër Lleshi.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: