Operacioni "bukë e miell", pranga 3 shqiptarëve dhe 1 italiani, trafikantë kokaine

Operacioni "bukë e miell", pranga 3 shqiptarëve dhe 1 italiani, trafikantë kokaine
Tre shtetas shqiptarë e një italian u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar "bukë e miell" u realizua nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences.

Mediat italiane raportojnë se në pranga ranë shqiptarët; Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.

Tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.

Sipas policisë italiane kokainë e trafikuar ishte e cilësisë mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.

/l.k./

Marrë nga http://iltirreno.gelocal.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: