Ndryshime në prokurori, kush ikin dhe kush vjen

Ndryshime në prokurori, kush ikin dhe kush vjen
Kryeprokurorja Arta Marku ka transferuar drejtuesit e disa njësive hetimore në Prokurorinë e Tiranës.

Burimet thanë se  është larguar drejtuesja e Task-Forcës Deniona Katro dhe në vend të saj është komanduar Marieta Zaimi.

Gjithashtu Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në prokurori është larguar nga kjo detyrë dhe është zëvendësuar nga prokurori Genci Qana.

Edhe drejtuesi i Sektorit të Vrasjeve në Prokurorinë e Tiranës është ndryshuar. Elina Kondi që mbante këtë detyrë deri më tani është zëvendësuar nga Armand Gurakuqi. Të tre drejtuesit e sektorëve kanë kaluar prokurorë të thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: