Mosdekretimi i Sandër Lleshit, PD: Rama këmbëngul të ketë kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme

Mosdekretimi i Sandër Lleshit, PD: Rama këmbëngul të ketë kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme
Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate të mesditën e sotme ndaj këmbënguljes së Kryeministrit Edi Rama për të emëruar në detyrën e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshin.

“Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.

Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmëri krimit", thuhet në deklaratën e PD-së.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: