Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, reagon Basha: Vendi është pa kryeministër, pa gjykatë e prokurori

Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, reagon Basha: Vendi është pa kryeministër, pa gjykatë e prokurori
Ilir Meta dhe Edi Rama, teksa po zhvillojnë një takim në presidencë, mbi refuzimin e kreut të Shtetit për të dekretuar ministrin e Brendshëm të propozuar prej Kryeministrit, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe është detyra e tij në të gjithë aspektin kushtetues të dekretimit dhe mosdekretimit të emrit të propozuar nga Rama.

Ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike morale të mos-qeverisjes së vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin. Vendi është pa kryeministër, pa gjykatë, pa prokurori dhe përgjegjësia është e organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj”, tha Basha.

Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve, është largimi i vetë Edi Ramës”, theksoi Basha.

Gjatë qeverisjes pesë vjeçare nga Edi Rama kanë e drejtuar ministrinë e Brendshme Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, si dhe  Dritan Demiraj, ministër i përkohshëm që u propozua nga PD para zgjedhjeve të fundit. Sandër Lleshi ishte kandidatura e fundit për postin e Ministrit të Brendshëm, por kjo kandidaturë nuk u dekretua nga Presidenti, Ilir Meta.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: