Midhje sote me birrë

Midhje sote me birrë
 

 

6 lugë gjelle vaj ulliri

 

2-3 thelpinj hudhër

 

piper i zi, majdanoz

 

1.5 kg midhje, birrë

 

Pastrojmë midhjet një e nga një duke i hequr fijet që dalin jashtë dhe më pas pastrojmë me thikë dhe sfungjer të gjitha papastërtitë e guackës. I lajmë mirë me ujë të bollshëm disa herë duke i fërkuar me njëra-tjetrën. Pasi i lëmë midhjet të kullojnë, vendosim një tigan të thellë me vaj, hudhra dhe shtojmë midhjet. Mbulojmë enën me kapak në temperaturë të lartë që të hapen. I shuajmë me birrë në fund duke i hedhur kripë, piper të zi dhe majdanoz. I mbulojmë për 2-3 minuta dhe i servirim të vakëta.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: